Kombëtarja serbe udhëtoi me avion kroat drejt Gjermanisë, ‘tërbohet’ Vuçiç
Avion kroat
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishte “jashtëzakonisht i zemëruar” që ekipi i futbollit të vendit të tij udhëtoi në Kampionatin Evropian në Gjermani me një aeroplan kroat. Këtë e ka bërë me dije Ana Brnabić, ish-kryeministrja serbe.
“Ne kemi Air Serbinë tonë dhe të gjithë udhëtojmë me atë kompani. Air Serbia, është krenaria jonë”, tha ajo, për index.hr, duke shtuar:
“Është absolutisht e nevojshme të përcaktohet se si ndodhi dhe kush është përgjegjës”.
Kryeparlamentarja serbe theksoi se kjo nuk ishte bërë publike më herët për shkak se mendohej që mund të kishte shpërqendruar publikun nga mbështetja e ekipit kombëtar. Tashmë serbët duket se janë dyfish të mërzitur. Një për shkak se skuadra e tyre nuk e vijoi më tej rrugëtimin në Euro 2024 dhe një për shkak të mënyrës që zgjodhën për tu kthyer në shtëpi./ZËRI
Burimi