“Koalicioni i PD”/ Rama: Nuk i duhet as dreqit! Berisha: Jam i hapur për interesin publik, njeriun e mashtrimit s’e komentoj

“Koalicioni i PD”/ Rama: Nuk i duhet as dreqit! Berisha: Jam i hapur për interesin publik, njeriun e mashtrimit s’e komentoj

Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kanë vijuar me replikat në distancë. Dyshja duke ju referuar njëri-tjetrit me termat buf, hardhucë e zhapik, këtë herë janë përplasur për koalicionin e PD ‘Shqipëria Madhështore’. I pari ka qenë kreu i qeverisë, ai i cili gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rubrikën ‘Sy më sy’, u shpreh se koalicioni i PD është një kënetë që nuk i duhet as dreqit, ndërsa e cilësoi kryedemokratin Sali Berisha me termin buf.
Edi Rama: Gjuzi është fryma, pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë madhështore. Ne nuk na duhet kjo, ne na duhet Shqipëria në BE. Opozita kënetë? Rama: Si ta quaj ndryshe, është shumë interesant sepse kur unë bëj një shfrytëzim metaforik të gjuhës shqipe ka njerëz që skandalizohen ndërkohë që kur të tjerët bëjnë një shfrytëzim barbar të gjuhës shqipe duke përdorur fjalët më ekstreme më brutale, kriminale, hajdutë, kjo është normale, jeni në vete apo jo. Kënetë e ca kënetë. Një lloj kënetë që nuk i duhet dreqit. Këneta në vetvete ka edhe ato të mirat e veta. Bufi i vërtetë i kënetës është ku e ku me këtë bufin tjetër që është buf me dy këmbë e dy duar, kjo është për të pasur të qartë një gjë, që alternativa ndaj nesh është këneta, po kthemi pas, ne Shqipërinë e kemi gjetur në kënetë. Kjo është e vërteta.
Nga ana tjetër në një deklaratë për mediat Berisha i është përgjigjur komenteve të Ramës lidhur me figurën e tij. Kryedemokrati tha se nuk dëshiron ta komentojë, pasi sipas tij Rama është një person që flet çdo ditë për hardhuca, zhapikë e bretkosa.
Sali Berisha: Detyra ime është të paraqes para jush, të dal i hapur para gazetarëve që mbrojnë interesin publik, me programin dhe projektin e PD. Nuk mund të komentoj, nuk dua të harxhoj asnjë minutë kohë me njeriun e mashtrimit publik, i cili- duhet të informoj mediat dhe shqiptarët- se i sajon vetë pyetjet që don dhe mashtron qytetarët dhe mediat sikur ato i vijnë. A ia vlen t’i komentojmë pyetjet e tij? Nuk ia vlen fare. Lëreni në botën e tij, mos e nxiri nga bota e tij. Le ta lëmë çdo ditë të flasë zhaba, hardhuca, bretkosa. Lëreni në botën e tij, të mos i nxjerrim atij.
Prej ditësh tashmë kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po replikojnë në distancë mes tyre. Gjithçka nisi pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë të Tiranës, Erion Veliaj, ku kryeministri Rama ironizoi Sali Berishën duke përmendur termin “bufi i kënetës”, duke e quajtur një plaçkitës, i cili “jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë”. Kreu i PD nuk vonoi të gjente një term specifik për kryeministrin, ku përpos epiteteve të tjera me të cilat i referohet Ramës, shtoi “zogun sqep këpucë”. Debatet mes tyre tani që po i afrohemi zgjedhjeve parlamentare po ‘nxehen’ edhe më shumë./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente