Kërkoi ndryshime në fletëvotim, KAS rrëzon me shumicë votash ankimimin e Goxhaj

Kërkoi ndryshime në fletëvotim, KAS rrëzon me shumicë votash ankimimin e Goxhaj

Kërkoi ndryshime në fletëvotim, KAS rrëzon me shumicë

Mbledhja

TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Kryetarit të Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, Altin Goxhaj për një ndryshim në fletën e votimit. Goxhaj ka kërkuar që që gërmat në fletën e votimit të jenë në shkronja kapitale dhe mbiemrat në bold.

Por, kjo kërkesë është rrëzuar nga KAS.

“KAS pasi shqyrtoi çështjen me tërësi, me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimor numër 6 datë 19.03.2025 të Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, lënien në fuqi të vendimit numër 287, datë 18.03.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e Kuvendit më datë 11 Maji 2025. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe shpallet në faqen zyrtare të KQZ. Ndaj këtij vendimi mund të shtrohet ankimimi”, thuhet në deklaratën e KAS./ZËRI

Burimi