‘Kërcet arma’ sërish në Shkodër! Qëllohet 4 herë drejt mjetit ‘Range Rover’, kush ishte ‘shënjestra’

‘Kërcet arma’ sërish në Shkodër! Qëllohet 4 herë drejt mjetit ‘Range Rover’, kush ishte ‘shënjestra’

automjeti i qëlluar

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në lagjen Rus, Shkodër. Nga të dhënat bëhet e ditur se është qëlluar katër herë drejt automjetit tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të bardhë. Automjeti me targa Ab 230 EO rezulton në pronësi të Sokol Kajoshit. Personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër teksa po lëvizte me Range Rover dyshohet se ka qenë boksieri i Vllaznisë dhe Kombëtares Arjon Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit 
Menjëherë pas të shtënave, shoferi ka braktisur makinën dhe është larguar. Po ashtu janë ngritur dyshimet se shofer i mjetit mund të ketë qenë djali tjetër i Sokolit, Arlindi i cili është në kërkim. Arlind Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit është në mesin e 5 personave të shpallur në kërkim për dhunimin e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, në fillim të muajit qershor. 
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover”  në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K. Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

477777png

600 388 pppjpg 1725705616

640 0 1710507508xpolicia 1 125
Burimi