‘Kemi qenë përdorues droge’, tensione në seancën për vrasjen e Dardan Krivaqës, babai i të ndjerës përplaset me avokatin
avokati dhe dardan krivaqa
KOSOVË- Është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, seanca në ngarkim të dy personave të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Në këtë seancë, i dyshuari kryesor, Dardan Krivaqa, deklaroi se ai dhe e ndjera, kanë qenë përdorues të drogërave, duke justifikuar në një formë vrasjen e saj, nën efektin e lëndëve narkotike.
“Unë dhe Marigona e ndjerë kemi qenë përdorues të drogës. E ndjera ka qenë përdoruese edhe para se të njihej me mua, edhe unë gjithashtu. Ndërsa prej ditës së parë që jemi lidhur, të dy kemi qenë përdorues të drogërave të llojeve të ndryshme; Kremit, kokainë, ekstazi, speed, marihuanë, hashash, xanax, tramadol, po ashtu kemi qenë edhe përdorues të alkoolit”, tha Krivaqa në seancë.
Ndërkohë që në sallë nuk kanë munguar as tensionet mes babait së të ndjerës, dhe avokatit mbrojtës të Krivaqës.
Baba i viktimës pati vërejtje ndaj avokatit të Skënder Musa, pasi në një moment gjatë seancës, ai qeshi me ironi me situatën e krijuar në sallë. Për të qetësuar palët është dashur ndërhyrja e policisë.
Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burg për akuzën e vrasjes në bashkëpunim. Por tashmë çështja për të dy të akuzuarit është kthyer për rigjykim.
Marigona Osmani, 18 vjeç, u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa. Sipas aktakuzës, Krivaqa e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar në forma të ndryshme.
Burimi