Kë donin të vrisnin? Breshëri plumbash mbi “Audin” e blinduar, dy “S” largohen me shpejtësi

Kë donin të vrisnin? Breshëri plumbash mbi “Audin” e blinduar, dy “S” largohen me shpejtësi

VAU I DEJËS-Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Bushatit, ku disa persona që lëviznin me automjete të blinduara dhe të armatosur kanë qëlluar në drejtim të një mjeti të parkuar. Raportohet se mbi automjetin tip “Audi” i blinduar ngjyre e zezë, është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa dy automjete Mercedes S të blinduar janë larguar me shpejtësi. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja nga armë të ndryshme, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, pasi në mjet nuk ka pasur asnjë person.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Efektivët janë duke punuar për gjetjen e autorëve që qëlluan, ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje./ZËRI
Burimi