
Kaos në Parlamentin argjentinas, deputetët sherr me grushta për kriptomonedhat
PAMJE NGA NGJARJA
ARGJENTINË-Parlamenti argjentinas është kthyer në një arenë ‘boksi’. Incidenti u regjistrua më 12 mars, ku situata doli jashtë kontrollit gjatë një debati mes deputetëve mbi një skandal të kriptomonedhave. Dy deputetë nga partitë kundërshtare Oscar Zago nga “Movimiento de Integracion y Desarrollo” dhe Lisandro Almiron nga “LLA”, filluan të bërtasin dhe të shtyjnë e godasin njëri-tjetrin.
Sherri mes deputetëve u ndërpre nga kolegët e tyre dhe kryetari i Dhomës së Deputetëve Martin Menem u detyrua të mbyllte para kohe seancën.
Diskutimet u zhvilluan në lidhje me një hetim në vazhdim mbi skandalin e lidhur me Javier Milley dhe kriptomonedhën $LIBRA. Presidenti argjentinas e kishte paraqitur këtë kriptomonedhë në një postim në X më 14 shkurt. Vlera e tij u ngrit në qiell, por shpejt u shemb, duke i lënë investitorët me humbje prej rreth 250 milionë dollarë./ZËRI
Burimi