
Kantieri ‘Shqipëria 2030’! Rama ndan pamje nga takimet me kabinetin e qeverisë
👁1159
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook pamje nga takimet e zhvilluara me kabinetin e qeverisë.
Sot është dita e tretë radhazi nga takimet me drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar rreth emrave të kandidatëve për deputetë të PS në zgjedhjet e 11 majit. Në fokus të këtyre takimeve kanë qenë programi qeverisës deri në përmbyllje të këtij mandati, si dhe projeksionet për mandatin e katërt në zgjedhjet e ardhshme.
Secili prej drejtuesve po jep propozimet për emrat që konsiderojnë si përfaqësues më të mirë të qarkut të tyre. Vendimi final për emrat që do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste që do të mbahet më 12 mars./ZËRI
Burimi