Kandidati i PD në Elbasan, akuza ndaj Nokës: Më fshiu emrin nga lista

Kandidati i PD në Elbasan, akuza ndaj Nokës: Më fshiu emrin nga lista

Renato Kumrija

ELBASAN- Kandidati i Partisë Demokratike në Elbasan, Renato Kumrija ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, se nuk do të jetë në listë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kumrija shprehet se Noka i kërkuar të mos jetë më në listë, pasi duhet t’i lejë vendin një kandidati tjetër.
“Ju ve ne dijeni që më ka thirrur Sekretari i Pergjithshem PD, Flamur Noka, i cili me ka komunikuar qe une nuk do te jem ne liste si kandidat per deputet. Arsyeja eshte e thjeshte, pasi duhet t’ia lene vendin dikujt tjeter, ndersa kane lene ne liste kandidate me shume me pak mbeshtetje nga Primaret. Edhe pse e kundershtova me force qendrimin e tij personal, duke shkelur statutin e PD dhe çdo kod njerezor, ai (Flamuri) ma fshiu emrin”, shkruan ai.
Ai shprehet se në listë janë kandidatë të tjerë me më pak mbështetje për Primaret.
Postimi i plotë:
Te dashur anetare te partise Demokratike Qarku Elbasan, miq, shokë dhe bashkepunëtorë që keni besuar tek unë si një i ri ne politikë dhe më keni dhënë mbështetje të pakushtëzuar, pa interes, që të jem kandidat për deputet i Partise Demokratike.
Ju ve ne dijeni që më ka thirrur Sekretari i Pergjithshem PD, Flamur Noka, i cili me ka komunikuar qe une nuk do te jem ne liste si kandidat per deputet. Arsyeja eshte e thjeshte, pasi duhet t’ia lene vendin dikujt tjeter, ndersa kane lene ne liste kandidate me shume me pak mbeshtetje nga Primaret. Edhe pse e kundershtova me force qendrimin e tij personal, duke shkelur statutin e PD dhe çdo kod njerezor, ai (Flamuri) ma fshiu emrin.
Dua te falenderoj gjithesecilin nga ju, te cilet me mundesuat qe une isha një ndër te rinjte më te votuar ne qytetin e Elbasanit (i 3-ti në renditje, në nivel Qarku isha i 8-ti dhe dola si nje ndër kandidatet e rinj më potencialë për të marrë pjesë ne zgjedhjet Parlamentare si perfaqesues i PD-se.
Per fat te keq, kuptova që puna, përkushtimi dhe interesi për t’i dhënë Zë nevojave të qytetarëve të thjeshtë dhe për t’i përfaqësuar ata denjësisht nuk është primare për politikëbërësit. Une isha dhe jam nje si ju, bir i nje familjeje te thjeshte shqiptare, qe besova se ku me mire sesa nje njeri i “popullit” njihte me mire nevojat e shtreses sone.
Prandaj, me keqardhje; miq dhe dashamirës që e pritet me krahëhapur figurën dhe njeriun që unë përfaqësoj, ju lajmeroj që nuk do te jem pjese e “listës së hapur”, sepse është më e mbyllur se vetë emri nga Flamur Noka. Miqte e mij, ju e kuptoni shume mire pse ndodhi kjo!
A mos valle ka pazare apo negociata përgjatë natës se fundit te afatit per t’u regjistruar nga KQZ, kete e di vetem Flamur Noka dhe koha qe jam i bindur se do me jape te drejte mua dhe krejt Elbasanit, per të cilen ai ka hedhur poshtë Demokracine për votën e lirë ndaj nje fryme te re dhe nje te riu qe pat mbeshtetjen me te sinqerte nga familjet e Elbasanit.
Eshtë për te ardhur keq që figura të tilla si Flamur Noka tremben nga mbeshtetja që ka një njeri i ri në politikë dhe fillojnë sulmet që të kënë mundesi të bëjne lirshem dallaveret e tyre dhe nuk pretendojnë Fitoren, por kerkojnë Humbjen ne zgjedhje.
Prandaj, për të mos rënë ndesh për parimet e mia për DEMOKRACI REALE, Kerkoj nga ana e juaj qe te mbeshtesni Partine Demokratike dhe Prof.Dr. Sali Berishen, sepse une do jem pjese saj gjithmon, eshte apo nuk eshte ai (Flamuri) pjese e saj.
Mirenjohje te thelle per ju, pasi ju me bete te jem i zgjedhuri juaj me tempullin e demokracise dhe detyrimi im eshte te jem zeri juaj kudo dhe gjithnje, pavaresisht se Flamuri nuk eshte dakord!
Respekte dhe faleminderit nga zemra!
/ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente