
Kandidatët për Këshillin Drejtues në RTSH prezantojnë platformat në Komisionin e Medias

Mbledhja
TIRANË- Komisioni i Medias zhvilloi sot seancën dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Në Komision u prezantuan 23 kandidatë, ndërsa 3 kandidatë që ndodhen jashtë shtetit do të paraqesin programin e tyre online.
Në listë spikaten emra të njohur të artit, kinematografisë, edhe medias. Gjatë prezantimit tyre kandidatët u shprehën se në RTSH ka nevojë për ndryshime, nisur nga pavarësia politike, digjitalizimi dhe sa më shumë programe për publikun.
Një nga kandidatët për anëtar të Këshillit Drejtues, Agim Bajko tha se “periudha 20-vjeçare në median e shkruar e elektronike janë një bagazh mjaft i çmuar për këtë post për të cilin kandidoj”.
Ndërsa, Alfons Zeneli u shpreh se “kontributi im në këtë këshill do të jetë efikas për shkak të eksperiencës së gjatë që kam në RTSH duke pasur parasysh gjithë ato kanalet, labirintet sesi funksionojnë punët në televizion”.
Nga ana tjetër, Alket Braho tregoi arsyet e tij të kandidimit ku theksoi se “besoj se i përmbush kriteret në aspektin formal, por nuk është se kjo arsyeja domethënëse”. Besoj se me formimin tim profesional mund të jap kontributin tim të rëndësishëm për transmetuesin publik në Shqipëri. RTSH ka pasur dhe duhet të ketë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe edukimin e qytetarëve dhe promovimin e traditave tona të kulturës dhe identitetit kombëtar”, u shpreh ai.
Kandidati Arben Derhemi tha se “disa prej pikave kryesore që mendoj se duhet të ndryshojnë në RTSH janë pika që kanë të bëjnë me artin kulturën filmin në përgjithësi, prodhimin nga ana e një të televizioni të tillë, që duhet të japë llogari për një publik të tërë dhe paanësinë politike, profesionale të atij televizioni. Një pikë tjetër është zhvillimi i atij televizioni nga ana e cilësisë së programeve, të cilët edukojnë një popull të tërë dhe një rini të tërë, të cilën duhet ta kemi shumë parasysh se është një televizion që në fund të fundit jep llogari para një publiku të tërë, ndaj quhet RTSH”.
Kandidatja tjetër Anila Varfaj tha se “RTSH ka disa mangësi, pasi politika editoriale deri diku ka qenë jo gjithëpërfshirëse. Një ndër gjërat do theksoja nevoja për të qenë spektri i humorit, digjitalizimi dhe së treti doja të ndaloja tek një aspekt i pakundërshtueshëm që është orkestra e RTSH, e cila mund të bëjë që ky institucion të njihet jo vetëm institucionalisht, por edhe ndërkombëtarisht”.
Seanca dëgjimore me kandidatët e tjerë për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH do të zhvillohet ditën e nesërme.
Lista e 68 kandidatëve për Këshillin Drejtues të RTSH:
1. Agim Bajko
2. Alfons Zenelaj
3. Alket Braho
4. Anila Varfaj
5. Anna Kove
6. Arben Derhemi
7. Arben Lami
8. Arben Muça
9. Arian Syknej
10. Arjan Çuliqi
11. Artan Maku
12. Artan Reçi
13. Artur Zonja
14. Bardhyl Sejdarasi
15. Besnik Bisha
16. Belioza Çoku
17. Blerti Delija
18. Bujar Kapexhiu
19. Durim Neziri
20. Drita Avdyli
21. Edmond Zhulali
22. Elton Kadisi
23. Enio Civici
24. Erjona Kakeli
25. Erion Prendi
26. Ermal Mulosmani
27. Fatjon Hoxhalli
28. Floriana Paskali
29. Gaspër Marku
30. Genc Tomço
31. Harilla Koçi
32. Henri Muça
33. Hilda Gorica
34. Hysni Gurra
35. Irena Myzeqari
36. Jonid Jorgji
37. Kastriot Çaushi
38. Kristo Thoma
39. Kristaq Pilo
40. Kleart Duraj
41. Klaudio Pulaha
42. Laureta Roshi
43. Lorenc Vangjeli
44. Malvin Kaçaj
45. Melsi Qirici
46. Merita Fanku
47. Olimpjon Shurdi
48. Olsi Abazi
49. Osman Mula
50. Pano Xhixho
51. Petrit Beci
52. Rafaela Marteta
53. Raimond Cimbi
54. Rajmonda Bulku
55. Rezear Xhaxhiu
56. Rita Gjeka Kacarosi
57. Rita Xheka Kacarosi
58. Robert Budina
59. Rozeta Feri
60. Saimir Bakalli
61. Silvja Gjepali
62. Sokol Gjoshi
63. Thanas Goga
64. Valbona Lasku
65. Xhelil Aliu
66. Ylljet Aliçka
67. Zamir Kokonozi
68. Zylyftar Bregu
Debati nisi për garën e drejtuesit të ri të RTSH, pas largimit të Alfred Pezës nga detyra. Për kreun e RTSH garuan: Harilla Koçi; Jetmir Shpuza; Enrik Mehmeti; Floriana Paskali; Eni Vasili; Ermal Hoxha; Aurora Polo; Kliton Rama; Flamur Buçрарај dhe Laureta Roshi. Por, 8 prej tyre u skualifikuan dhe në raundin e dytë kaluan vetëm dy: drejtuesja e komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.
Menjëherë pas kësaj, reaguan partitë politike PS dhe PD ku kërkuan zgjedhje të drejta. PO ashtu edhe ndëkrombëtarët bënë thirrje për transparencë në këtë garë. Pas kësaj ndërhyri Kuvendi i Shqipërisë ku vendosi shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së./ZËRI