“Kam qenë në burg”, Gjykata rikthen për hetim dosjen e masakrës së Don Boskos

“Kam qenë në burg”, Gjykata rikthen për hetim dosjen e masakrës së Don Boskos

“Kam qenë në burg”, Gjykata rikthen për hetim dosjen

Nikoll Sherniku

TIRANË– Gjykata ka vendosur kthimin e çështjes së masakrës së Don Boskos për plotësim të hetimeve për të pandehurin Nikoll Sherniku. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNeës se Gjykata i ka lënë detyrë prokurorit të çështjes, Adriano Dyrmishi, të realizojë veprime hetimore për të saktësuar nëse, Nikoll Shërniku, një nga njerëzit më të afërt të ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, ndodhej në burg ose jo, gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja kriminale në 12 Mars 2023 në Tiranë.

Deri më tani, Prokuroria pretendon se Nikoll Sherniku është personi i vetëm që ka kryer veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”. Sipas hetimit ai rezulton të ketë sjellë nga Gjermania në Shqipëri 1 palë targa gjermane, të cilat u përdorën në makinën që shërbeu në këtë vrasje.

Por nga ana tjetër, Nikoll Sherniku ka pretenduar se në kohën kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë i izoluar në burg, pasi po vuante një dënim tjetër për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Tashmë këto pretendime duhet të verifikohen nga prokuroria, e cila më pas do vendosi nëse do kalojë për shqyrtim gjyqësor dosjen penale ose jo.

Në këtë ngjarje mbeti e vrarë gabimisht, Mimoza Paja dhe u plagosën Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk, Emanuel Çala dhe 10-vjeçarja R.P., mbesa e banakieres Paja. Shënhestër ishte Fation Murati, që atë ditë nuk ndodhej në lokal.

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente