Kalonte qytetarë drejt BE kundrejt ryshfetit, arrestohet polici i Rinasit Briken Tereziu

Kalonte qytetarë drejt BE kundrejt ryshfetit, arrestohet polici i Rinasit Briken Tereziu

Pamje nga operacioni i AMP

TIRANË-Efektivi Briken Tereziu i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të enjte nga kolegët pasi akuzohet shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Përmes një njoftimi për mediat, Agjencia e Mbikqyerjes Policore, bën me dije se efektivi, ishte shpallur në kërkim pas operacionit të Komisariatin e Policisë Kufitare në Rinas, që çoi në pranga dhe 7 efektivë të tjerë. Tereziu përmes rryshfetit kalonte qytetarët drejt vendve të BE-së, pavarësisht probleme që kishin ata.
NJOFTIMI I AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar një punonjës policie të shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”. Në vijim të komunikatës së datës 04.06.2024, mbi ekzekutimin e masave të sigurimit personal ndaj 8 punonjësve të policisë, efektivë në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas dhe pas shpalljes në kërkim të punonjësit të policisë, Inspektor B. T., 39 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të mundur sot arrestimin dhe ekzekutimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Caktimi i masave të sigurimit personal ndaj punonjësve të policisë u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari kriminale./ZËRI
Burimi