Ka “lajthitur” Prokuroria? Alketa Pere del me version tjetër: S’jam unë ajo që del në përgjime
Alketa Pere (Ymeri)
TIRANË- Mjekja e spitalit Onkologjik, Alketa Pere (Ymeri) ka dalë me një version tjetër pasi u njoh me masën e sigurisë që caktoi për të Gjykata e Tiranës. Në një prononcim të shkurtër për mediat pasi doli nga Gjykata, Alketa tentoi që të zbulonte një “lajthitje” të Prokurorisë së Tiranës, pasi sipas saj janë gabuar se nuk është ajo që del në përgjime. Teksa përmendi “3 Alketat” e spitalit Onkologjik, diferencën e bëri tek vetja duke theksuar se mbante titullin “profesoreshë doktoreshë”.
“Nuk isha unë Alketa, po ishte Alketa administratoja. Është tjetëëëëëëëëëëëëëër, Alketa Ilo, është administratorja. Janë 3 Alketa në spitalin Onkologjik. Është Alketa Ilo, Alketa Shtëmbari dhe doktoreshë profesoreshë Alketa Ymeri (thotë për veten),”-u shpreh Alketa Pere/Ymeri para mediave.
MOMENTI ME VIDEO:
Por kjo mbrojtje ndaj vetes që i erdhi ndërmend vetëm pas doli nga Gjykata i shkon kot, pasi Prokuroria e Tiranës e ka të qartë bisedat e kujt ka përgjuar dhe nuk mund të ndodhë që të ngrenë akuzë ndaj një personi që nuk ka lidhje. Ky precedent ende nuk është shënuar në sistemin e drejtësisë shqiptare. Për më tepër që vetë Pere para se të futej komentoi skandalin dhe u vetëshpall e pafajshme. Ky ndërrim versionesh nuk i bën nder./ZËRI
Burimi