“Je avokat i BSH ti?” Bardhi replikon me Shalsin për Pal Trashajn: Mollë e ndaluar të flasësh për Sejkon në Kuvend
Eduart Shalsi dhe Gazment Bardhi
Bardhi: Zonja drejtuse e seancës, vdekja e Pal Trashajt nuk është një cështjë që do të na ndajë, pasi duhet tu shërbejmë këtyre grupeve në nevojë. Arsyet që kanë çuar Guvernatorin të lejojë të bien pre qytetarët deri në këtë fazë. Çfarë masash ka marrë Sejko, ai duhet të japë llogari në Kuvend. Kta banorë kanë qenë viktima. Në media janë bërë publike fakte. Dhe për të mos e zjatur më tej. Mollë e ndaluar të flasësh për guvernatorin në kuvend. Askush nuk flet për abuzimet në Bankën e Shqipërisë. Kemi përgjegjësi të gjithë ne për atë qytetar që i dha fund jetës para syrit të të gjithëve. Nuk reagon askush. Kishte 10 vite ky zotëria e kishte paguar të plotë
Shalsi: Ku e di ti?
Bardhi: Ku e di unë, si ku e di un ti je avokat i Bankës ti
Shalsi: Edhe prokuror do bëhesh
Bardhi: Dalë se kam edhe një thirrje për Prokurorinë. Është fusha jote duhet të kishe dalë ti të flisje për këtë. E di se SPAK ka nxjerrë një njoftim. Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur Gent Sejko.
Shalsi: Gjithë keqardhjen për abuzimin me fjalët. Unë personalisht kam dy ditë që nuk e bëj gjumin e qetë pas atij rasti. Natyrisht që është këmbanë alarmi ajo që ndodhi para dyerve të SPAK. Po, më duhet ta pohoj se nuk e bëj gjumin e qetë, por ama të përdorësh atë ngjarje për të sulmuar paturpësisht institucionet e pavarura për të cilën nga njëra anë bëjnë si të merakosur, ndërkohë nga ana tjetër hedhin duke dezinformuar. Po merrem shumë seriozisht me atë rast që të kuptoj pse ka ndodhur dhe kush janë faktorët. Nuk janë prokuror, por nuk mund të them që i kanë marrë shtëpinë kur nuk janë kanë marrë. Flisni për Gent Sejkon, por është guvernator, nuk është halabak rrugësh. E thërritëm, do vazhdojmë. Por mos bëni qaramanin, ejani, analizoni, mos u bëni edhe specialistë të midhjes dhe të peshkut me një fjalor aspak të denjë, jo për deputet por edhe për kafet e nderuara të Tiranës. Më të kujdeshëm…mendoni pak përpara atë që thoni. Edhe në etiketime edhe në fjalët që mbajmë.
Bardhi: E nderuar zonja drejtuese e seancës besoj se nuk është humbje e madhe për kohën aq më tepër për një ngjarje të tillë. Është përgjegjësi e të gjithëve bashkë. Ftova secilin prej nesh të mbajmë përgjegjësi. Por hallin e qytetarëve nuk presin sa të mbledhi të dhëna Shalsi. Sepse një qytetar është vrarë. Nuk përbalta i ndëruar koleg, por ndryshe nga ty nuk mi mbyll Gent Sejko sytë. Lexova çfarë Prokuroria e Tiranës ka thënë për Bankën e Shqipërisë
Burimi