Iu kërkua ndihmë nga Ndoka dhe Martinaj për vrasjen e Durim Bamit, policia arreston kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj

Iu kërkua ndihmë nga Ndoka dhe Martinaj për vrasjen e Durim Bamit, policia arreston kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj

durim bami astrit avdylaj

SHIJAK- Policia ka vënë në pranga Astrit Avdylin, kreun e bandës së Shijakut. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se arrestimi i tij është bërë në banesë, në zonën e Shijakut, ndërsa Avdylaj ka qenë në kërkim në kuadër të operacionit Revanshi. Emri i tij ishte pjesë në përgjime, si një prej organizatorëve për atentatet ndaj Durim Bamit, që rezultuan të dështuara.
Burimet bëjnë me dije për ZËRI-n se në momentin e arrestimit, Avdylajt i është gjetur në banesë një armë zjarri e llojit pistoletë. Avdylaj është një emër i njohur për uniformat blu, pasi ai konsiderohet kreu i bandës së Shijakut, ndërsa është lakuar si pjesë e dosjes 339.
Më herët ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.

Në maj 2024, ndaj dy vëllezërve të botës së krimit në Shijak, Astrit dhe Altin Avdylaj, janë lëshuar urdhër arreste nga Prokuroria e Posaçme, mes 50 të tjerëve. Sipas burimeve, hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve “Sky” që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.
Sipas dosjes së SPAK, personat e interesuar për vrasjen e Durim Bamit dhe vëllait të tij, Valter Bami janë ish-deputeti i PS Arben Ndoka, Ervis Martinaj, Emiljano Shullazi dhe më pas Avdylajt e Shijakut.
Në komunikimet në SKY që ka në dorë SPAK, dhe përmes të cilave është nisur për kryerjen e hetimeve dhe lëshimin e më shumë se 50 urdhër arresteve, zbardhen edhe rolet e secilit prej tyre.
Plani prishet disi në fund të korrikut 2020 ku merret vendimi që Emiljano Shullazi të futet në regjimit “41BIS”. Në lidhje me këtë, janë zbardhur komunikimet mes Arben Ndokës dhe Ervis Martinajt, ku ndër të tjera, ky i fundit i thotë Ndokës se “Milin e qitën jashtë loje..”.
Në këto kushte, Martinaj dhe Ndoka si organizatorë dhe financues të vrasjes së Durim Bamit kërkojnë zgjidhje të tjera dhe ata trokasin te fisi Avdylaj në Shijak, të cilët ndërkohë duan të hakmerren pasi dyshojnë se Valter Bami ka marrë pjesë te atentati ndaj Rrumit të Shijakut.
Kështu, në lojë futen edhe Avdylajt, të cilët i japin Arben Ndokës nipin e tyre, Aldo Avdylaj që të rrijë në Lezhë deri në ekzekutimin e Durim Bamit. Bashke me Samuel Ndokën, Aldo Avdylaj vihet në kërkim të Durim Bamit për ta evidentuar diku ose edhe për ta ekzekutuar. /ZËRI 
Burimi