Ish-presidenti i Malit të Zi ALARMON autoritetet: Po përgatitet atentat ndaj meje
Milo Gjukanoviç
MALI I ZI- Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar autoritetet e vendit të tij ndaj tij po planifikohet një atentat. Sipas tij, po tentohet eleminimi i tij fizik. “Vijesti”, bën me dije se nga hetimet e deritanishme nuk rezulton se po përgatitet një atentat ndaj Gjukanoviç.
Por me sa duket Gjukanoviç është i bindur dhe ka vënë në dije dhe zyrtarë ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës. Sipas saj, një burim i afërt me Gjukanoviç tregoi se një zyrtar i lartë ushtarak nga Kosova ka vënë në dijeni personalisht presidentin malazez se një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj dyshohet se po planifikonte vrasjen e tij e tij, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj.
Deri më tani Gjyukanoviç nuk ka dhënë as një emër se kush po përgatitet ta eliminojë. Autoritetet malazeze nuk kanë reaguar ende zyrtarisht./ZËRI
Burimi