Ish-kryeministri grek Samaras “instrukton” Mitsotakis: Vendosi veton Shqipërisë!
Antonis Samaras
GREQI- Ish-kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras ka mbajtur këtë të hënë një fjalim të fortë kundër qeverisë dhe kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis. Gjatë një eventi për prezantimin e librit të Manolis Kottakis, “Dosjet sekrete të Karamanlisit”, Samaras nuk i kurseu kritikat ndaj kryeministrit Mitsotakis për dështimet në politikën e jashtme ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
“Ne hamë fyerje dhe poshtërime njëri pas tjetrit nga banorët e Shkupit, nga shqiptarët dhe natyrisht nga “miqtë” tanë, turqit. Kryeministri të vendosë menjëherë ndryshimin e politikës së jashtme që duhet ndjekur. Mitsotakis të vërë veton ndaj Shqipërisë. Të përgatitet, nëpërmjet krijimit të një grupi të fortë ligjor dhe politik ekspertësh, shkëputjen nga Marrëveshja e rrezikshme kombëtare e Prespës. Të ushtrojë, si Bullgaria, veton në çdo hap të Shkupit, papërgjegjshmërinë e të cilit duhet ta denoncojmë kudo, të rishikojmë plotësisht “Miqësinë” me Turqinë se nuk jemi të shantazhuar, të kërcënuar dhe të frikësuar! Prandaj nuk ka asnjë rast të një tërheqjeje dhe poshtërimi të ri kombëtar, me “Prespenë e Egjeut”! Ne nuk jemi një komb i mundur. Jemi një vend krenar me besim në liri, me vetëmohim dhe krenari Kombëtare! Grekët nuk janë një turmë e kompromentuar, ne jemi Patriotë,”-tha ish-kryeministri në fjalën e tij.
Ndërkohë, pas kritikave të lëshuara drejt tij, Kyriakos Mitsotakis nuk reagoi. Edhe pse bëri një dalje publike duke vizituar spitalin publik, Mitsotakis nuk dha asnjë koment për komentet e Samaras. Por u shpreh se interesi i qytetarëve është në zgjidhjen e problemeve të përditshmërisë së tyre dhe se këtij obligimi do t’i përmbahet deri në fund qeveria e tij./ZËRI
Burimi