Imazhet magjepsëse të ‘Hënës Luleshtrydhe’

Imazhet magjepsëse të ‘Hënës Luleshtrydhe’

Hëna e Luleshtrydheve

Hëna e plotë e qershorit, e njohur edhe si ‘Hëna e Luleshtrydheve’, u ngrit në qiell mbrëmjen e së premtes duke krijuar një pamje spektakolare. Në fakt, hëna e plotë e djeshme ka “pikturuar” qiellin pas solsticit të verës, ditën më të gjatë të vitit. Ky fenomen i rrallë astronomik, sinkronizimi me solsticin e verës, ndodh afërsisht çdo njëzet vjet.

‘Hëna e Luleshtrydheve’

‘Hëna e Luleshtrydheve’

‘Hëna e Luleshtrydheve’

Si lindi emri “Hëna e luleshtrydheve”.
Hëna e plotë e qershorit u quajt “Hëna e luleshtrydheve”, sepse ky muaj është periudha më e përshtatshme për vjeljen e frutave të verës. Ekspertët e përshkruajnë atë si një top portokalli që gradualisht do të zverdhet dhe kur të ngrihet lart do të jetë deri në 30% më i shndritshëm, por ndoshta shumë i vrenjtur./ZËRI

de1f5761 e59e 4d3f 8eff d72c5ae0b6aa

c901d1b3 c8c1 4342 a1fb 17d0d6834d76
Burimi