I vuri zjarrin 2300 pemëve ullinj në Delvinë, arrestohet 56-vjeçari
Delvinë
VLORË- Një 56-vjeçar, banues në Delvinë, është vënë në pranga pasi ka djegur 2 mijë e 300 pemë ullinj. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se një ditë më parë, 56-vjeçari i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke me ullinj, në fshatin Vllahat, Delvinë. Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariateve në varësi të saj janë të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Vlorë. I vuri zjarrin një sipërfaqe toke me ullinj, në fshatin Vllahat, Delvinë, vihet në pranga autori i dyshuar. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara nga Komisariati i Policisë Delvinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Q., 56 vjeç, banues në Delvinë.
Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj, me pronarë të ndryshëm, në fshatin Vllahat, Delvinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke ju garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
Delvinë
Delvinë
d70b408f ffa2 4847 9fa2 c0e3470c4031
c98ddb8e efbd 4c1f a948 336f03fc069e
Burimi