I vuri flakën gruas, Bledar Trëndafili ende në arrati, fqinji: Më trokiti në derë, ishte e tmerruar
Melisa Trëndafili dhe Bledar Trëndafili
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja makabre e ndodhur një ditë më parë në Korçë, ku Bledar Trëndafili tentoi të digjte bashkëshorten e tij. Raportohet se 45-vjeçari fillimisht i ka telefonuar bashkëshortes së tij duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, madje shumë metra poshtë banesës që Melisa Trëndafili kishte marrë me qira dhe jetonte me fëmijët e saj. Pasi janë takuar janë ulur në shkallët e një banese private ku ndodhi dhe ngjarja. Trëndafili i ka hedhur në trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
31-vjeçarja ka trokitur në portën e një shtëpie aty pranë, banorët e të cilës i kanë ardhur në ndihmë, duke i hequr rrobat që kishte veshur dhe e kanë mjekuar me barna rrethanore shtëpie. Ndërkohë, një fqinj që i ka dhënë ndihmën e parë, deklaroi jashtë kamerave për A2, se e kanë ndihmuar Melisën.
“Kam parë një burrë i cili në mes të rrugës fare pranë shtëpisë sime ka spërkatur me benzinë një grua e me pas i ka vënë flakën. Gruaja e tmerruar ka trokitur në portën e shtëpisë time dhe së bashku me bashkëshorten e kemi ndihmuar fikjen e flakëve të zjarrit. I kemi hequr të gjitha rrobat nga trupi dhe e kemi veshur por plagët me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve, ishin të mëdha dhe pothuajse gjithë trupi ishte me plagë të shumta. Kemi lajmëruar policinë dhe ambulancen të cilët erdhën shpejt në vendin e ngjarjes.”-u shpreh fqinji.
Gruaja është paraqitur në spitalin e Korçës me djegie të rënda në trup por për shkak të gradës së lartë të djegies, ajo është dërguar drejt spitalit të Tiranës për të marrë mjekim të specializuar. Çifti ka qënë në proces divorci dhe janë prindër të dy fëmijëve të mitur. Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili pas aktit është larguar nga shtëpia./ZËRI
Burimi