I vunë flakën gomave por u dogjën dhe vetë, incident tek bashkia e Tiranës, digjet zyrtari i PD-së
Momenti kur merr flakë
TIRANË- Një incident i rëndë është regjistruar këtë të premte para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit e opozitës u vunë flakën gomave, por që për pak rrezikuan të digjeshin dhe vetë. Kjo pasi Sekretari Organizativ i PD-së, Ervin Minarolli iu përshi nga flakët, duke qenë se ishte afër gomave që u dogjën.
Në një moment atij i ka marrë flakë këmisha. Kanë qenë protestuesit ata që e kanë ndihmuar, ndërsa ai e hoqi menjëherë këmishën nga trupi. Fatmirësisht raportohet se Minarolli nuk ka pësuar djegie për shkak të flakëve.
Kjo është protesta e 14-të e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës. Opozitarët kërkojnë largimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj, pas arrestimeve të SPAK në kuadër të dosjes “PD”, që çoi në pranga drejtorë të rëndësishëm të bashkisë./ZËRI
Burimi