I përfshirë në vrasjen e Ibrahim Bashës në Lazarat, Xhulio Malon nuk e ndryshon burgu, pjesë e atentatit ndaj Rroshkodolit
Elis Rroshkodoli dhe Xhulio Malo
TIRANË- Xhulio Malo, 26-vjeç, është personi i arrestuar për vrasjen e 36-vjeçarit Elis Rroshkodoli, ndodhur disa ditë më parë në zonën e Shkodrës. Malo akuzohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes duke iu siguruar makinën që u përdor në ditën e ngjarjes.
26-vjeçari nuk është një person i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi është vënë në pranga në vitin 2015, si pjesë e grupit që qëlluan në drejtim të efektivëve të policisë në Lazarat, ku mbeti i vrarë Ibrahim Basha. Ai u vu në pranga teksa ishte në moshën 17-vjeçare, ndërsa u dënua me 10 vite burg nga Gjykata.
Malo akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.
Arrestimi për vrasjen e Ibrahim Bashës
Xhulio Malo, asokohe 17-vjeç u përball me disa akuza në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Përfshirë vrasjen e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, si dhe prodhim dhe shitje e lendëve narkotike. Mbi dëshminë e Xhulio Malos, prokuroria e krimeve të rënda do të zbardhte ngjarjen e rëndë që ndodhi në Lazarat.
Malo ka deponuar se i gjithë sulmi mbi policinë kishte 6 muaj që planifikohej. Qëllimi ishte kthimi i gjendjes së mëparshme në fshat, si dhe kultivimi i lëndëve narkotike. 17 -vjeçari sqaronte asokohe se ky sulm drejtohej nga dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, të cilët kanë qëlluar në drejtim të furgonit ku u vra Ibrahim Basha.
Sëbashku me ta ka qënë dhe një person i tretë i cili mbante maskë në fytyrë. Sipas tij nga Arbioni i është thënë që duhet të shkonte të merrte armë dhe municion në makinën ku ai u arrestua. Ekspertët ngritën dyshime se Malo u përdor si karrem për të nxjerrë forcat RENEA zbuluar ndaj breshërive të armëve./ZËRI
Burimi