I nxehti ekstrem! Numri i të vdekurve në pelegrinazhin e haxhit kalon 1000

I nxehti ekstrem! Numri i të vdekurve në pelegrinazhin e haxhit kalon 1000

foto ilustruese

MEKË-Numri i të vdekurve në pelegrinazhin e haxhit rritet çdo ditë. Numri i viktimave tejkalon 1,000, tregoi një raport i AFP të enjten, me pelegrinët e paregjistruar që përbëjnë më shumë se gjysmën e atyre që humbën jetën mes vapës së fortë. Një valë brutale e të nxehtit ka bërë që temperaturat të arrijnë 50 gradë Celsius në tubimin më të madh në botë të myslimanëve në Arabinë Saudite, shkruajnë mediat e huaja.
Khalid Bashir Bazaz, një pelegrin indian, duke folur pranë Xhamisë së Madhe të mërkurën, tha se ai “pa shumë njerëz që u rrëzuan përtokë pa ndjenja” gjatë haxhit të këtij viti. Shkencëtarët e klimës thonë se vdekje të tilla ofrojnë një paraqitje të shkurtër të asaj që do të ndodhë për dhjetëra miliona muslimanë që priten në dekadat e ardhshme për të kryer haxhin.
Pelegrinazhi ndikohet gjithnjë e më shumë nga ndryshimet e klimës, sipas një studimi saudit të botuar muajin e kaluar që tha se temperaturat në zonën ku kryhen ritualet po rriteshin me 0.4C çdo dekadë./ZËRI
Burimi