I ngacmoi të dashurën! Vritet me thikë 34-vjeçari në Astir, arrestohet autori (EMRAT)
PAMJE NGA ARRESTIMI
TIRANË-Një vrasje ka ndodhur në zonën e “Astirit’ në Tiranë. Darmian Keli, 25 vjeç ka plagosur me thikë për vdekje Amarildo Hoxhallarin, 34 vjeç. Hoxhallari është transportuar në spital në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ai kishte marrë 4 plagë me thikë dy ne gjoks dhe dy në këmbë. Ndërkohë 25-vjeçari është arrestuar nga Policia dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Sipas raportimeve dyshohet se dy të rinjtë janë konfliktuar për një vajzë. Darmian Keli, ka plagosur me thikë për vdekje Amaralando Hoxhallarin për motive xhelozie. Viktima dyshohet se ka ngacmuar partneren e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /ZËRI
Burimi