“I mangët dhe i padrejtë”/ REAGIMET për Censi 2023, përplasjes mes RMV dhe Bullgarisë, shkak pakicat

“I mangët dhe i padrejtë”/ REAGIMET për Censi 2023, përplasjes mes RMV dhe Bullgarisë, shkak pakicat

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censit 2023. Nga të dhënat e popullsisë, në Shqipëri rezultojnë 2.402.113 banorë. Krahasuar me Censit e vitit 2011 në vendin tonë rezultojnë 419 mijë e 831 banorë më pak ose afër 17%. Sa i takon besimit fetar, 1.1 milionë janë deklaruar myslimanë, 384 mijë të krishterë, 85 mijë ateistë e 332 mijë të pacilësuar. Por megjithëse numri i popullsisë ka rënë, numri i banesave është rritur me 70 mijë banesa. Në Shqipëri sipas të dhënave të Censit 2023 ka 1.082.529 banesa, ndërsa në vitin 2011 kishte 1.012.400 banesa. Pas publikimit të tyre erdhën edhe reagimet e para, ku disa nga figurat politike nuk janë dakort me to dhe i kanë quajtur jo trasparente shifrat.
Pas publikimit të rezultatve të censit 2023 për popullsinë dhe banesat, ka reaguar ish-kreu i PD Lulzim Basha, duke e konsideruar procesin të mangët dhe jotransperent. Ai akuzoi kryeministrin Rama se në qeverisjen e tij eksporti më i madh është largimi i shqiptarëve. 
“Shpopullimi i vendit, i fshehur pas arnave të një censusi të zvarritur, të deformuar dhe jo transparent, si asnjëherë më parë e si në asnjë vend tjetër të botës, është produkt i drejtpërdrejtë i një qeverie të korruptuar që punon për interesat e një grushti të vogël njerëzish, duke lënë në varfëri familjet shqiptare, që mpaken vit pas viti”, tha Basha.
Po ashtu edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat u pyet edhe për publikimin e të dhënave të Censusit, ku tha se shifrat janë të trukuara. Sipas tij në Shqipëri ka shumë me tepër apartamente sesa individë, duke shtuar se vendi jonë është projektuar për t’u shpopulluar nga njerëzit dhe për t’u shndërruar në parajsë për trafikantët dhe mafian botërore, e po ashtu një vend tërheqës për turistët.
“Shifrat janë të trukuara, ndaj edhe vonesa e këtyre publikimeve është e pajustifikueshme. Mjafton të bëni një krahasim me Kosovën dhe do kuptoni sa mijëra kilometra larg jemi sa i takon standardeve të transparencës. E sigurtë që sot në Shqipëri ka shumë me tepër apartamente sesa individë, jo familje. Shqipëria është projektuar për t’u shpopulluar nga njerëzit e saj dhe për t’u shndërruar në një parajsë për trafikantët, mafian botërore dhe natyrisht në një vend tërheqës për turistët. Të jesh turist në Shqipëri është një gjë shumë e mirë, për shkak të klimës, ushqimit, detit dhe kulturash të tjera. Por ju e dini se cfarë tmerri është të jesh fermer, apo mësues në Shqipëri,”-tha Meta.
Të dhënat e publikuara të Censit 2023 kanë nxjerrë edhe shifrat e minoriteteve shqiptare që jetojnë në vendin tonë. Përgjysmohen maqedonasit, maten për herë të parë bullgarët e boshnajkët. Pak pas publikimit të të dhënave, partia aleanca maqedonase per integri deklaroi se rezultatet janë manipuluar. Në një deklaratë për mediat, kryetari Vasil Steriovski hedh akuza ndaj Bullgarisë se ka ushtruar presin ndaj komunitetit maqedonas që të deklarohen si bullgar me qëllim që të marrin pasaportë bullgare.  
“Një nga problemet që kemi pasur gjatë periudhës përpara fillimit të censusist si dhe gjatë censusit ështe presioni nga ana e Bullgarisë që minoritetit maqedonas të deklarohet bullgar. Ky presion vinte pas njohjes nga Shqipëria në vitin 2017, të një minoriteti inekzistent bullgar brenda kufijve të saj, pas kërcënimit të Bullgarisë me vendosjen e vetos ne rrugën evropiane, ku sipas të dhënave zyrtare të censusve të realizuara ndër vite si dhe censusi i vitit 1989 dhe ai i fundit në vitin 2011, në Shqipëri nuk është vetdeklaruar asnjë banor si bullgar. Institucionet shqiptare nuk kanë mare asnjë masë për ti garantuar minoritetit maqedonas deklarim të lirë dhe të paanshëm pa presione të jashtme nga ana e Bullgarisë por kanë ndihmuar hapur autoritetet bullgare. Partia Aleanca e Maqedonasve per Integrim Europian, jo vetem qe nuk i njohe te dhenat e ketij censusi, te falsifukuar, per minoritetin maqedonas, por kërkojme edhe nga institucionet e vendit dhe ato nderkombetare që të bëjnë të njejtën gjë, sepse këto rezultate te falsifikuara dalin haptazi kundër rendit kushtetues dhe aspiratave europine të Shqipërisë. Prandaj kërkojmë realizimin e një Censusi të ri, në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe nën monitorim ndërkombëtar, për të garantuar një proces të ndershëm dhe transparent që reflekton realitetin etnik të Shqipërisë,”tha Vasil Sterjovski.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente