I fundit në sondazhe, Bardella: Macron e ka shtyrë vendin drejt pasigurisë dhe destabilitetit!

I fundit në sondazhe, Bardella: Macron e ka shtyrë vendin drejt pasigurisë dhe destabilitetit!

Jordan Bardella

FRANCË- Udhëheqësi i Rally National (RN) Jordan Bardella, i cili shpresonte të ishte kryeministri i ardhshëm i Francës, ka folur me mbështetësit e tij. Ai kritikoi “aleancën e panatyrshme” dhe “të pandershme” që “i ka privuar popullit francez” një fitore të RN. Ai thekson se RN doli e para në zgjedhjet evropiane, në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare dhe tani ka dyfishuar numrin e deputetëve.
“Sonte, këto aleanca e hedhin Francën në krahët e së majtës ekstreme të Jean-Luc Mélenchon. Këta janë gurët e themelit të fitores së nesërme”, thotë ai.
Ai shton se presidenti Macron e ka shtyrë vendin drejt “pasigurisë dhe destabilitetit”.
“Të gjithë e kuptojnë sot se aranzhimet e orkestruara nga Elysée… nuk do të shkojnë askund,” thotë Bardella.
Ai thotë se e kupton “zhgënjimin” e francezëve, por shton: “Për muaj të tërë është ngritur një erë shprese dhe ajo nuk do të pushojë kurrë së fryri”.
“Gjithçka fillon sonte”, thotë ai.
Sondazhet e para në shtetin francez kanë nxjerrë favoritë të majtët si dhe të fundit në listë, partinë Rally National të së djathtës ekstreme të Marine Le Pen. BBC shkruan se Koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor do të fitojë shumicën e vendeve në parlamentin e Francës. Në vend të dytë është renditur Aleanca e Ansamblit e Emannuel Macron.
Burimi