I ati u nda nga jeta, reagon për herë të parë Besiana Kadare: Do t’afrohem tek varri…kohë e pamjaftueshme!
Ismail dhe Besiana Kadare
TIRANË- Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit Ismail Kadare ka reaguar për herë të parë për ndarjen nga jeta të të atit në moshën 88-vjeçare. Reagimin e saj, Besiana ka zgjedhur që ta bëjë me një poezi të të atit, të titulluar: Kohë e pamjaftueshme. Vargjet e kësaj poezie duket se pasqyrojnë gjithë atë që po ndjen në këto momente hidhërimi për familjen e saj, ndërsa të gjithë shkrimin e shoqëron me një zemër të thyer. Por është mjaftuar me kaq, duke zgjedhur që t’i japë lamtumirën e fundit të atit, ashtu siç ai dinte më mirë…me vargjet e tij.
POSTIMI I BESIANA KADARE:
Kohë e pamjaftueshmeS’kam kohë të harroj shumë gjëraQë nga mendja ti nxjerr përjetë.Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimatDo t’më duhen së paku dy vjet.Dhe ndoshta po aq për Danten,Për frëngjishten tok me plazhet po aq,Ndoshta gratë do të jem duke fshirëKur muzgu do të afrohet ndërkaq.Si udhëtari me peshë të tepërtPara avionit që niset pas pakI ngarkuar rëndshëm endeDo t’afrohem tek varri humbak.Nga supet si ta heq këtë barrë?Ku ta hedh këte peshë, si?Me të s’mund të zbres atje poshtëPor as lart dot s’e lë kurrsesi.I menduar gjer në çast të funditNga mosthënia, nga pengu tragjik,Një shenjë ndoshta të pakuptueshmeDo t’ju bëj të gjithëve e do ik.
Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal sot në moshën 88 vjeçare. Shkrimtari i madh është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Aktualisht trupi i Kadares ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet, ku edhe po i bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë mortore./ZËRI
Burimi