I akuzuar për vrasjen e një arkitektit italian, ekstradohet drejt Italisë Mërgim Lazri

I akuzuar për vrasjen e një arkitektit italian, ekstradohet drejt Italisë Mërgim Lazri

FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Autoritetet kanë kryer sot ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të Mërgim Lazrit, 27 vjeç, nga Dibra, i cili akuzohet për vrasjen e një arkitekti italiane. Lazri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata Torinos/Itali ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për kryerjen e veprave penale “Grabitje me armë, Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Njoftimi i policisë:
Në datën 09.06.2021 ky shtetas së bashku me shtetasit Emirjon MARGJINI, aktualisht në burg në Itali, dhe persona të tjerë kanë hyrë në shtëpinë e shtetasit Roberto MOTTURA që ndodhet në Torino Itali, për të marrë peng shtetasin italian. Pasi u aktivizua sistemi i alarmit,“MOTTURA u afrua për të parë se çfarë po ndodhte, u qëllua me armë, nga shtetasi Mërgim LAZRI.

Si ndodhi vrasja
Arkitekti italian Roberto Morttura, u vra më 9 qershor të vitit 2021 brenda banesës së tij në sy të gruas dhe fëmijëve. Mërgim Lazri, së bashku me Emirjon Marjinin dhe Flogert Sylën, 26 vjeç, hynë në shtëpinë e arkitektit për të grabitur. Arkitekti Roberto Morttura në përpjekje për të mbrojtur familjen u përlesh me ta. Lazri, nxorri armën nga brezi duke e qëlluar në bark. Plagë që i shkaktoi dhe vdekjen./ZËRI
Burimi