Humbi jetën pasi ra nga lartësia në kantierin ku po punonte, arrestohet inxhinjeri i firmës

Humbi jetën pasi ra nga lartësia në kantierin ku po punonte, arrestohet inxhinjeri i firmës

Foto ilustruese

TIRANË- Kristjan Moli, 33 vjeç, inxhinie i kompanisë Dd Air Shpk  është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ngjarja ndodhi dje (7 shtator) në rrugën Bardhok Biba në Tiranë, ku një punëtor humbi jetën pasi ra nga lartësia gjatë kryerjes së punimeve në një objekt ndërtimi.
Sipas policisë, punëtori ishte duke kryer punime në objektin ku Moli shërbente si inxhinier dhe drejtues teknik i firmës. Hetimet paraprake tregojnë se viktima nuk kishte pajisje e duhura, çka ka çuar në rënien fatale.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë inxhiner, drejtues teknik në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi V. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.”
Burimi