HORRORI NË LAPRAKË/ Profesori amerikan burgosi gruan për 10 vite derisa e mbyti dhe e i mori jetën

HORRORI NË LAPRAKË/ Profesori amerikan burgosi gruan për 10 vite derisa e mbyti dhe e i mori jetën

Profesori dhe gruaja (horrori në Laprakë)

TIRANE- Profesori amerikan Matthew James Werts, vrau fillimisht bashkëshorten e tij dhe më pas mbyti qentë dhe veten. Burime për ZËRI bëjnë me dije se profesori që kreu aktin makabër, kishte mbi 10 vite që jetonte dhe punonte në Tiranë.
Por gruaja e tij ishte një person që nuk e kishte parë askush. Saragih Indah Lilis Sartika jetonte bashkë me dy qentë dhe nuk dilte asnjëherë nga shtëpia.
Asaj i ishte ndaluar të takonte persona të tjerë. Të gjitha takimet ndodhnin në praninë e bashkëshortit të saj. 
Ngjarja e rëndë ndodhi dje më 19 gusht, ku Werts, 53 vjeç mbyti me litar gruan e tij, 48 vjeçe, dy qentë, dhe më pas përmes një letre lamtumire rrëfeu krimin për babain e tij ku kërkonte edhe ndjesë. Policia gjeti fillimisht trupin e tij dhe më pas trupin e bashkëshortes. Ende nuk është e qartë motivi i vrasjes dhe më pas vetëflijimit të tij, por në letër ai thoshte se kishte para borxh dhe se nuk mundi dot të dilte mbi veset e tij./ZËRI
Burimi