HORROR në Kosovë/ Nëna dyshohet se e ndihmoi vajzën në vrasjen e foshnjës, e hodhën në tualet

HORROR në Kosovë/ Nëna dyshohet se e ndihmoi vajzën në vrasjen e foshnjës, e hodhën në tualet

FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Podujevë, ku dy gra janë arrestuar nën dyshimet se janë përfshirë në vrasje të një foshnje gjatë lindjes. Gruaja e cila ishte shtatzënë është njëra nga të arrestuarat. Ajo dyshohet se ka kryer abort të kundërligjshëm dhe më pas ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sinjali raporton se dy të arrestuarat janë nënë e bijë, të cilat po dyshohen se janë përfshirë në këtë rast tronditës. Burimet kanë bërë me dije se vajza 19-vjeçare në bashkëpunim me nënën e saj, pasi e ka lindur foshnjën 7-muajshe në banjon e shtëpisë, dyshohen se e kanë hedhur në tualet.
Burimi