Historia e Astrit Avdylajt në fushën e krimit, gjithçka nisi me “gjobën” e papaguar

Historia e Astrit Avdylajt në fushën e krimit, gjithçka nisi me “gjobën” e papaguar

Astrit Avdylaj

TIRANË- Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Shijakut që u vu sot në pranga pasi akuzohet se ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e Valter dhe Durim Bamit, e ka nisur “karrierën” e tij kriminale shumë herët. Në vitin 2013, edhe pse nuk ishte lakuar në media, Astrit Avdylaj ishte një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri, pasi ishte dënuar me 12 vite burg për vrasje.
Kë vrau Astrit Avdylaj?
Në vitin 1996 është vrarë me armë zjarri Dritan Avdylaj, kushëriri i parë i Astrit Avdylaj. Dritan Avdylaj i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronarit të fabrikës së tullave në Vlorë. Një bashkëpunëtor i Hykës e telefonoi Avdykajn dhe i kërkoi të shkonte në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë paratë e gjobës. Ai shkoi pa e ditur se në momentin që do të mbërrinte në lokal, do të përballej me breshëri plumash.
Durim Kusi, një vrasës me pagesë që kishte udhëtuar nga Tirana për në drejtim të Shijakut, hapi zjarr dhe e la të vdekur Dritan Avdylajn.
Hakun ia mori Astrit Avdylaj, i cili eliminoi njeriun që i nxorri në pritë kushëririn. Por, Avdylajt nuk u mjaftuan me kaq. Vëllai i Astritit, Shkëlqim Avdylaj vrau në Tiranë Durim Kusin.
Me kalimin e kohës, Avdylajt u kthyen në një nga grupet më me influencë në vend. Ata kanë shtrirë tentakulat në fushën e politikës, gjë që u zbulua nga përgjimet e dosjes “339” dhe në fushën e biznesit, pasi zotërojnë një sërë lokalesh e firmash në zonën e Durrësit dhe jo vetëm.
Burimi