Hetimet për fondet e USAID në Ballkan, DASH zbulon detaje: Kemi rishikuar 15,600 kontrata dhe grante

Hetimet për fondet e USAID në Ballkan, DASH zbulon detaje: Kemi rishikuar 15,600 kontrata dhe grante

Hetimet për fondet e USAID në Ballkan, DASH zbulon detaje: Kemi

Foto ilustruese

TIRANË– Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbuluar detaje lidhur me hetimet që po kryhen për fondet e USAID në Shqipëri. Të kontaktuar “Top News”, DASH thotë se hetimet vazhdojnë për të gjithë rajonin e Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Gjithsej, DASH njofton se deri tani janë  shqyrtuar 15.600 kontrata dhe grante të organizatës së USAID, me qëllim për zbulimin e abuzimeve të taksapaguesve amerikanë.

Reagimi i DASH për Top Neës:

Zyra e Shtypit e Departamentit të Shtetit

Populli amerikan i dha një mandat Presidentit Trump për të çrrënjosur joefikasitetin në të gjithë qeverinë federale. Sekretari ka punuar me zell që kur u betua për të rishikuar çdo dollar të shpenzuar në Departamentin e Shtetit të SHBA dhe USAID për të siguruar që burimet e taksapaguesve po përdoren për ta bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë. Deri më sot, Departamenti i Shtetit dhe USAID kanë rishikuar rreth 15,600 kontrata dhe grante për asistencë të huaj. Veprimet që po ndërmerr administrata po zhbëjnë dekada humbje, mashtrime dhe abuzime. Siç tha Sekretari Rubio, “Në afat të gjatë do të jetë e dobishme, sepse ne do të jemi në gjendje të themi se çdo program që ne jemi atje duke vepruar i shërben interesit kombëtar sepse na bën më të sigurt, më të fortë ose më të begatë”.

Çfarë ka ndodhur me fondet e USAID?

Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Donald Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të të gjithë ndihmave që jep Amerika për vendet e tjera. Trump caktoi 90 ditë khë që instancat të kontrollojnë se ku dhe për çfarë jepen fondet; nëse janë në koherencë me parimet dhe vlerat amerikane, fondet do të vazhdojnë të lëvrohen. Edhe në Shqipëri erdhi një listë me të gjitha institucionet që do t’u ndërpritej përkohësisht burimi i të ardhuravre nga Amerika.

USAID ka sjellë 1.7 billion dollarë brenda harkut kohor të 4 viteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat e publikuar nga faqja “KosData”, tregojnë se Kosova ka marrë më së shumti ndihma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa vendet e fundit i zënë Shqipëria dhe Serbia./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente