Hetime në Francë për Marine Le Pen, dyshohet se përdori financime të paligjshme në 2022

Hetime në Francë për Marine Le Pen, dyshohet se përdori financime të paligjshme në 2022

Marine Le Pen

PARIS- Prokuroria e Parisit lajmëroi se ka nisur një hetim paraprakmbi dyshimet për financim të paligjshëm të fushatës së lideres franceze të ekstremit të djathtë Marine Le Pen gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022. Zyra e Prokurorisë i tha “Associated Press” se hetimi gjyqësor u hap më 2 korrik për shpërdorim prone, mashtrim dhe falsifikim. Por nuk dha detaje të tjera.
Edhe pse iu kërkuar një deklaratë, Le Pen ende nuk ka bërë asnjë koment.
Hetimi paraprak u hap pas një raporti nga Komisioni Kombëtar për Llogaritë e Fushatës dhe Financimin Politik. Organi është përgjegjës për monitorimin e shpenzimeve të kandidatëve. Në zgjedhjet franceze, kandidatëve u ndalohet të tejkalojnë një kufi të caktuar parash. Ndaj mediat franceze raportojnë se Le Pen nuk është kandidati i vetëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 që po hetohet. Por nuk bënë me dije detaje të tjera. 
Ish-kandidatja e ekstremit të djathtë, e mposhtur nga Emmanuel Macron në balotazh, ka investuar rreth 11.5 milionë euro në fushatë në vitin 2022. Zëra për parregullsi në financimin e kandidaturës së Le Pen ka patur edhe në zgjedhjet e 2017-ës. Edhe pse ankimoi vendimin, Gjykata e Kasacionit e refuzoi ankesën e saj dhe si përfundim Le Pen u gjobit./ZËRI
Burimi