Hashim Thaçi viziton varrin e të atit! Mesazhi prekës në kurorën me lule: Erdha i fundit babë…

Hashim Thaçi viziton varrin e të atit! Mesazhi prekës në kurorën me lule: Erdha i fundit babë…

Hashim Thaçi

KOSOVË-Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nuk u lejua të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, ka mbërritur sot në Kosovë. Gjykata Speciale i ka dhënë leje ish-presidentit të Kosovës të vizitojë varrin e të atit të ndjerë, Haxhi Thaçi. Ish-presidenti është parë me lule në dorë teksa hyn në varrezat në fshatin Burojë të Skënderajt. 
Thaçi vendosi lule mbi varrin e të atit dhe la një mesazh prekës mbi kurorën: Te varri yt erdha i fundit, babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

kurora e luleve

Lajmin e bëri të ditur Nasim Haradinaj,i cili përmes një postimi në Facebook shkruan: E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetë vetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungon në total.
Babai i ish-presidentit të Kosovës Haxhim Thaçi, Haxhi Thaçi, ndërroi jetë më 16 mars në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, ku edhe po trajtohej prej disa javësh në gjendje të rëndë shëndetësore. Kujtojmë se Thaçi e vizitoi të atin në spitalin ku ndodhej i shtruar në Prishtinë disa ditë para se të ndërronte jetë./ZËRI

485113829 1178563180301886 7774431404006675926 n

screenshot 1014

hashim baba
Burimi