Hakerat ‘thyejnë’ sistemin e IdentiTek, qytetarët nuk rinovojnë dot pasaportat dhe kartat! Punonjësit: S’dihet kur rregullohet
Foto ilustruese
TIRANË- Të gjithë qytetarët, të cilët do t’i drejtohen zyrave të kompanisë IdentiTek për të rinovuar pasaportat ekzistuese apo për të bërë pasaporta apo karta identiteti të reja nuk do të marrin dot shërbim, kjo pasi ka rënë sistemi. ZËRI mbërrin në zyrat e kompanisë IdentiTek, por përballet me rojën, i cili nuk lejon asnjë rrugë komunikimi zyrtar me punonjësit brenda.
Gazetari: Jam Edon Kuqi, gazetar nga ZËRI, mund të komunikoj me një përfaqësues, në lidhje me një problem me sistemin, pasi qytetarët nuk aplikojnë dot.
Roja: Nuk bëhet fjalë, pasi është objekt i rëndësishëm dhe nuk dalin dot. Të lutem shumë mos na pengo.
Jashtë kamerave përfaqësues të zyrave të kompanisë IdentiTek shprehen se shkak për rënien e sistemit është bërë një sulm nga hakerat, por nga cilët nuk dihet. Pas kësaj, ZËRI iu drejtua zyrës së Njësisë Bashkiake numër 4 për të parë se si paraqitet gjendja aty dhe nëse ofrohet shërbim. Punonjësit e pranojnë se sistemi nuk punon, por nuk duan të prononcohen.
Gazetari: Dihet gjë punon sistemi?
Punonjësi i Njësisë Bashkiake 4: Jo
Gazetari: Ju kanë thënë se pse?
Punonjësi i Njësisë Bashkiake 4 nuk përgjigjet.
Më pas u drejtuam tek zyrat e IdentiTek në Rrugën e Barrikadave, ku ofrohet shërbimi për Njësitë Bashkiake 3 dhe 4, por as aty nuk morëm dot një përgjigje.
Gazetari: Çfarë ka ndodhur me sistemin ju kanë thënë?
Punonjësja e kompanisë IdentiTek: Nuk lejohet të filmoni këtu brenda. Tek zyrat qëndrore mund të merrni informacion.
Gazetari: Zyrat qëndrore janë mbyllur hermetikisht.
Punonjësja e kompanisë IdentiTek: Edhe këtu nuk lejohet të merrni informacion.
Gazetari: Po për qytetarët që kanë mbetur pa rinovuar kartat e identitetit?
Punonjësja e kompanisë IdentiTek: I kemi lajmëruar qytetarët.
Gazetari: Ku i keni sqaruar se në faqen tuaj zyrtare në Facebook nuk ka asnjë njoftim.
Punonjësja e kompanisë IdentiTek: Ju lutem nuk lejohet të filmoni këtu brenda.
Gazetari: Të paktën ka ndonjë datë se kur mund të rregullohet?
Punonjësja e kompanisë IdentiTek: Nuk dimë asgjë.
Duke qenë se nuk mundëm të komunikojmë drejtëpërdrejtë me përfaqësues të kompanisë, ZËRI do ti drejtohet me një shkresë zyrtare për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me të gjithë ata qytetarë që ende rrugëve, pa marrë asnjë përgjigje. Ky është një rast i paprecedentë duke marrë parasysh faktin se kjo periudhë përkon dhe me ardhjen emigrantëve, të cilët kanë nevojë për ronovimin e pasaportave ekzistuese.
Ndërkohë, të gjithë ata qytetarë, të cilëve iu kanë skaduar mjetet e identifikimit nuk do të mund të kryejnë dot asnjë shërbim, derisa të pajisen me mjetet e reja identifikuese, por kur do të ndodhë kjo…?/ZËRI
Burimi