Hakerat ‘thyejnë’ IdentiTek? Kompania për ZËRI-n: S’ka pasur sulm kibernetik! Vijon pajisja me mjete identifikimi! Por…  realiteti flet ndryshe

Hakerat ‘thyejnë’ IdentiTek? Kompania për ZËRI-n: S’ka pasur sulm kibernetik! Vijon pajisja me mjete identifikimi! Por… realiteti flet ndryshe

Gazetari Edon Kuqi, përgjigjia dhe kompania IdentiTek

TIRANË- Kompania IdentiTek ka reaguar për ZËRI-n pas publikimit të kronikës së trajtuar ku evidentohej dhe provohej rënie e sistemit të kompanisë, e cila ka për detyrë prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave për shtatasit shqiptar. Kompania në një përgjigje zyrtare për ZËRI-n shprehet se sistemi nuk ka rënë pre e asnjë sulmi nga hakerat, siç pretendohet, madje nga vetë punonjësit e kompanisë dhe se sistemi është aktiv dhe i pacënueshëm.
“Sistemi i aplikimit, prodhimit dhe shpërndarjes së dokumentave të Identitek ka qenë në cdo kohë operativ dhe nuk ka pasur shkëputje. Pajisja me një dokument biometrik, është një proces kompleks që kërkon garantimin e një sigurie të lartë dhe lidhet me disa hapa paraprakë ndërinstitucionalë sic janë vërtetimi i të drejtës për tu pajisur me dokument biometrik si dhe vërtetimi i identitetit. Këto hapa rrjedhin nga Udhëzimi nr. 93, datë 27.5.2024, “Për përcaktimin e procedurës dhe të dokumentacionit që paraqitet për aplikimin dhe pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë biometrike të zakonshme”. Identitek vlerëson maksimalisht sigurinë, integritetin dhe pacënueshmërinë e të dhënave që ruhen nga institucioni ynë dhe punon vazhdimisht dhe aktivisht për të pasur një nivel të lartë sigurie. Në bazë të analizave të kryera, Identitek nuk ka pasur sulm kibernetik. Gjithashtu Identitek ka marrë masa të përforcuara për te garantuar sigurinë e të dhënave”, thuhet në përgjigje.
IdentiTek, shkruan se sitemi nuk ka pasur problem në funksionimin e tij dhe se të gjithë qytetarët kanë marrë shërbim.
“Sistemi është vazhdimisht funksional. Aplikimi, prodhimi dhe shpërndarja e dokumentave vijon cdo ditë të javës në oraret zyrtare”, thuhet më tej.
Por në fakt, ne me kameran tonë e vërtetuan se e vërteta nuk është 100% kështu, pasi vetëm punonjësit e kompanisë e pranojnë se sistemi prej ditësh nuk është në punë dhe se nuk dihet se kur do të rregullohet. Ndërkohë dhe tani që flasim, disa qytete janë ende pa shërbimim.
Në Kurbin, përshembull të gjithë ata qytetarë që drejtohen pranë zyrave të kompanisë IdentiTek për tu pajisur me kartë identiteti nuk do të mund të marrin dot shërbim. Ndërsa për pasaportat sistemi është rregulluar. Të paktën kështu na u pretendua këtë të martë.
Përgjigjia e plotë:
I nderuar z. Kuqi, faleminderit që na kontaktuat. Ju lutem gjeni përgjigjet e pyetjeve tuaja siç i kemi adresuar më poshtë:
1. Sistemi i aplikimit, prodhimit dhe shpërndarjes së dokumentave të Identitek ka qenë në cdo kohë operativ dhe nuk ka pasur shkëputje. Pajisja me një dokument biometrik, është një proces kompleks që kërkon garantimin e një sigurie të lartë dhe lidhet me disa hapa paraprakë ndërinstitucionalë sic janë vërtetimi i të drejtës për tu pajisur me dokument biometrik si dhe vërtetimi i identitetit. Këto hapa rrjedhin nga Udhëzimi nr. 93, datë 27.5.2024, “Për përcaktimin e procedurës dhe të dokumentacionit që paraqitet për aplikimin dhe pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë biometrike të zakonshme”.
2. Identitek vlerëson maksimalisht sigurinë, integritetin dhe pacënueshmërinë e të dhënave që ruhen nga institucioni ynë dhe punon vazhdimisht dhe aktivisht për të pasur një nivel të lartë sigurie. Në bazë të analizave të kryera, Identitek nuk ka pasur sulm kibernetik. Gjithashtu Identitek ka marrë masa të përforcuara për te garantuar sigurinë e të dhënave.
3. Sistemi është vazhdimisht funksional. Aplikimi, prodhimi dhe shpërndarja e dokumentave vijon cdo ditë të javës në oraret zyrtare.
4. Cdo shtetas mund ti drejtohet zyrave tona në të gjithë vendin për të kryer hapat e nevojshëm për aplikimin për dokumenta biometrikë. Qëllimi i Identitek është të jetë pranë shtetasve me një shërbim të një cilësie dhe të një standarti të lartë duke u ardhur vazhdimisht në ndihmë personave në nevojë apo në kushte të vështira brenda dhe jashtë vendit. Në rast vonesash në aplikim për efekte të ndryshme që nuk lidhen me shtetasin, Identitek ndërmerr hapa logjistikë duke shkurtuar afatin e dorëzimit të dokumentave, në mënyre që shtetasit të mos penalizohen nga faktorë që janë jashtë fuqisë së tyre.
Më 28 Qershor pas vënies në dijeni nga qytetarët, të cilët kanë pasur problem me pajisjen me mjete identifikimi, ZËRI iu drejtua zyrave të kompanisë, tashmë shtetërore, IdentiTek për të marrë informacion, por e gjeti derën e mbyllur. Nga roja na u pretendua se punonjësit nuk mund të dalin dhe të flasin për shkak të sigurisë së lartë që ka IdentiTek.
Por dhe ne nuk e lamë me kaq. Iu drejtuam dy Njësive Administrative, të cilat ndodhen më pranë zyrave të IdentiTek, Njësisë Bashkiake 3 dhe 4, ku aty na u konfirmua se nuk punon sistemi. Më pas iu drejtuam zyrës së IdentiTek në Rrugën e Barrikadave, ku punonjësit e pranuan që nuk ka sistem.
Ndërkohë, të gjithë ata qytetarë që kanë marrë kuponin për tu pajisur me kartë identeteti me sa duket do të presin dhe pak, por sa mund të pritet ndërkohë që karta e identitetit, është një mjet identifikimi i rëndësishëm, pa të cilin nuk merr dot asnjë shërbim në sportelet shtetëroree dhe private?! Kësaj pyetjeje ende nuk i është përgjigjur konkretisht kompania IdentiTek.
Sot kemi përpara dy përgjigje të ndryshme nga i njëjti institucion. Kur kompania IdentiTek në rrugë zyrtare shprehet se sistemi nuk ka pasur në asnjë moment shkëputje dhe nga ana tjetër punonjësit, të cilët deklarojnë problemet. Pyetja që shtrohet është, kush gënjen? Ose më mirë kush nuk është vërtetë në dijeni të situatës me sistemin më të rëndësishëm të shërbimit në vend?!/ZËRI
Burimi