Gripi i shpendëve! Të ndaluara, por vezët Rea’s ende në treg

Gripi i shpendëve! Të ndaluara, por vezët Rea’s ende në treg

Gripi i shpendëve! Të ndaluara, por vezët Rea's ende në

VEZA REA’S

TIRANË- Veza ‘Rea’s’ e ndaluar nga data 3 mars, pasi shumë prej shpendëve kanë rezultuar të infektuar me virusin H5N1, të njohur ndryshe si gripi i shpendëve, vijon të jetë në treg. ZËRI ka konstatuar se në një nga pikat e marketeve ‘Xhangolli’ në Tiranë, vezët e ndaluara janë ende në shitje për konsumatorët. 

Në paketimin e vezëve thuhet se data e prodhimit është bërë më 18 shkurt 2025, ndërsa afat përdorimi ka një muaj kohë deri më 18 mars. Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit para rreth një jave deklaroi se po punohet për të tërhequr vezët që janë shpërndarë më datë 3 mars, por diçka e tillë ende nuk ka ndodhur dhe vezët vijojnë t’u ‘serviren’ qytetarëve.

Gripi i shpendëve! Të ndaluara, por vezët Rea's ende në

PRODUKTI

Ndalimi i vezës Rea’s

Ferma u vendos në karantinë prej datës 3 mars. Pas konfirmimit të rastit me gripin e shpendëve, është ndaluar edhe importi i shpendëve të gjalla nga disa shtete si Çekia, Polonia, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Hungaria, Moldavia, Italia dhe Bosnje-Hercegovina. 69 mijë krerë shpendë të fermës Rea’s do të asgjësohen për të penguar përhapjen e gripit të shpendëve në kapanonet e tjera. Tashmë pritet që të merret leje fillimisht nga bashkia Durrës dhe nga autoritetet mjedisore për të vijuar më pas me groposjen e tyre. Gjithashtu, po shqyrtohet edhe mundësia e djegies së tyre. Gjithashtu, 250 mijë vezë të këtij kapanoni janë bllokuar dhe pritet që të asgjësohen./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente