Greqia nën ‘pushtetin’ e zjarreve/ Mitsotakis paralajmëron verë të rrezikshme
Zjarret në Greqin dhe kryeministri grek
GREQI- Prej javësh Greqia ndodhet nën pushtetin e flakëve për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin, ndërsa Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar një verë të vështirë dhe e rrezikshme. Shefi i qeverisë greke kërkoi bashkëpunim dhe nga qytetarët, të cilët tha ai duhet të përfshihen në mbrojtjen kolektive kundër rreziqeve natyrore.
Kyriakos Mitsotakis: Është një verë që pritet të jetë veçanërisht e rrezikshme… kohë më të vështira janë para nesh. Kemi pasur një qershor shumë të vështirë për sa u përket kushteve të motit, me thatësira të mëdha dhe me erëra jashtëzakonisht të fuqishme për sezonin. Publiku, gjithashtu, duhet të përfshihet në këtë mbrojtje kolektive kundër rreziqeve natyrore./ZËRI
Burimi