Grabiti nënë e bijë dhe më pas i dhunoi, arrestohet në Greqi Stiliano Arizi, me precedentë të shumtë penale
Foto ilustruese
ATHINË- Një shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet se ka grabitur shtëpinë e dy të moshuarave dhe më pas i ka dhunuar. Sipas policisë është arrestuar Stiliano Arizi, 40 vjeç, nga Vlora.
Sipas mediave greke, ai ka hyrë në banesën e 86-vjecares greke M. S dhe nën ushtrimin e dhunës i ka marrë sende me vlerë. Më pas ka hyrë në banesën e vajzës së saj, 66-vjeçares A. P, ku duke e kanosur i ka marrë sërish sende me vlerë.
Bëhet me dije se Arizi është një person me precedentë të shumtë penalë në Shqipëri. Ai rezulton i arrestuar në tetor 2016 në Tërbaç të Vlorës me mbi 25 kg marijuanë. Më pas në gusht 2018 është arrestuar në Vlorë i akuzuar për 5 vjedhje. Aktualisht rezulton në proces gjykimi në Vlorë për veprën penale “dhunë në familje”. /ZËRI
Burimi