Google Translate zgjerohet me 110 gjuhë të reja, mes tyre gjuha rome
FOTO ILUSTRUESE
SHBA- ‘Google’ njoftoi se platforma e saj ‘Translate’ u zgjerua me 110 gjuhë të reja të shtuara për përdoruesit falë përdorimit të modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale (AI). Mes gjuhëve që do të përkthehen, është edhe ajo rome. Ndër të tjera përfshin gjuhë të tilla si Awadhi dhe Marwadi, të lidhura ngushtë me Hindin, si dhe kreolet franceze si Seychellois dhe Mauritiane.
Google gjithashtu mbështet disa nga gjuhët e folura nga komunitetet indigjene, disa prej të cilëve nuk kanë pothuajse asnjë folës amtare, por përpjekje aktive për rigjallërim. Disa gjuhë të reja përfshijnë punxhabisht, të shkruar në shkrimin Shahmukhi, gjuha më e folur në Pakistan. Gjuhët vijnë në forma të ndryshme në varësi të rajoneve, dialekteve dhe standardeve drejtshkrimore, dhe Google tha se zgjedh varietetet më të përdorura të çdo gjuhe që shton, shkruajnë mediat e huaja.
Kjo iniciative është pritur mjaft mirë nga anëtarë të këtij komuniteti, të cilët i kanë pasur tentativat të herëpashershme që të fusin edhe gjuhën rome në Google Translate. Kjo risi do të ndihmojë brezat e rinj të komunitetit rom që të jenë më afër gjuhës së tyre aq të lashtë, por do të ndihmojnë edhe studiuesit e kësaj gjuhe apo të traditave të shkruara në romisht që ta kenë më të lehtë përkthimin e tyre./ZËRI
Burimi