Goditi me dosje këshilltarin e PS-së në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, procedohet 68-vjeçari

Goditi me dosje këshilltarin e PS-së në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, procedohet 68-vjeçari

Momenti i incidentit

ELBASAN- Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 68-vjeçarin, i cili goditi me dosje këshilltarin e Partisë Socialiste në mbledhjen e djeshme në Elbasan. Në njoftimin e Policisë së Shtetit bëhet me dije se qytetari ka kryer veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, ndaj edhe për të ka nisur prodecimi penal. Por nuk bëhet me dije asnjë detaj tjetër për anëtarin e Këshillit. Edhe ky i fundit e goditi me dosje 68-vjeçarin, por ndaj tij deri më tani nuk është marrë asnjë masë. 

“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 68 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një salle ku po zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak, ka prishur qetësinë në sallë duke folur me zë të lartë dhe ka goditur me disa sende, anëtarin e këshillit bashkiak, shtetasin L. R. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme,”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Incidenti ndodhi pasditen e djeshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, u bë rritja me 40% e çmimit të ujit. Teksa po debatonin qytetari ka goditur këshilltarin e Partisë Sociliste, ndërsa ky i fundit e goditi në të njëjtën mënyrë. Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga socialistët e këshilli bashkiak të Elbasanit, ndërsa opozita bojkotoi procesin duke pretenduar se firmat e saj për kalimin e vendimit ishin të falsifikuara. Në Elbasan, aktualisht konsumatorët familjarë paguajnë për ujin e pijshëm 40 L/m3, por është kërkuar që çmimi të shkojë në 60 L/m3./ZËRI
Burimi