Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Veliajt dhe Xoxës

Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Veliajt dhe Xoxës

Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Veliajt dhe Xoxës

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Arbër Veliaj dhe bashkëshortja e socialistit,Ajola Xoxa. Si Xoxa dhe Veliaj, të cilët kundërshtojnë kontrollet e kryera në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, një nga tre gjyqtarët e caktuar për shqyrtimin e çështjes ka kërkuar të tërhiqet për shkaqe papajtueshmërie. Seanca ishte planifikuar më 6 mars, por u shty për një datë tjetër. Po ashtu, ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet më 11 mars para Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Veliaj do të kërkojë një masë më të butë sigurie nga ajo e “arrestit me burg”.

Në Apel, çështja e tij do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, ndërsa vendimi në shkallën e parë u dha nga gjyqtari Erjon Bani. 

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente