GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu

GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu

GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Lezhës,

Pjerin Ndreu

TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar çështjen ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar pushimin e hetimeve për Ndreun, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Për shqyrtimin e kësaj dosjeje ishte caktuar gjyqtarja Etleva Deda dhe kjo e fundit ka vendosur këtë të premte pushimin e çështjes. 

Socialisti akuzohet për ndërtimin e një trotuari në Lezhë. Kallëzimi është bërë në SPAK nga Partia Demokratike. Dega e Partisë Demokratike në Lezhë denoncoi në vitin 2023 trotuarin e bërë në rrugën Lezhë-Shëngjin përgjatë lagjes “Xhenjo”. Sipas PD-së, Bashkia Lezhë ka vepruar në shkelje pasi nuk kishte të drejtë që të kryente punime në një kohë që ky aks rrugor është në varësi të ARRSH-së.

Disa vite më parë, i pyetur për aktivitetin e SPAK, Ndreu me ironi deklaronte se “të gjithë do të shkojnë si nuse përpara SPAK”. Pjerin Ndreu u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie në Lezhë në vitin 2019, ndërsa fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet e vitit të kaluar. Më herët ai ka qenë deputet i qarkut të Lezhës, ndërsa karrierën e ka nisur fillimisht në radhët e Policisë së Shtetit./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente