GJESTI! Hotelet e Shkupit ofrojnë strehim për familjarët e të plagosurve dhe viktimave të Koçanës

GJESTI! Hotelet e Shkupit ofrojnë strehim për familjarët e të plagosurve dhe viktimave të Koçanës

Foto ilustruese

SHKUP- Tragjedia në Koçanë ka ndezur bamirësinë në zemrat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Hotelet në Shkup kanë ofruar strehim falas për familjet e viktimave dhe të lënduarve. Lajmin e bëri me dije Asociacioni i Hotelerëve të Shkupit. Në lajmërimin e tyre, sqarohet se do të ofrojnë akomodim falas për familjet dhe familjarët e të lënduarve dhe të vdekurve nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan.
“Familjet dhe të afërmit e viktimave dhe të sëmurëve mund të qëndrojnë dhe pushojnë pa pagesë në hotelet e qytetit të Shkupit. Nëse keni nevojë të mësoni më shumë informacione, mund t’i merrni në numrin e telefonit 073 821 120”, botuar nga Shoqata e Hotelierëve Shkup,”-shkruhet në njoftim.
Po ashtu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës hap banesa studentore dhe nxënësish për ata që duhet të vendosen përkohësisht në Shkup. Nga ana tjetër, Ministri i Kulturës, Zoran Lutkov, tha se të gjitha institucionet kulturore në Shkup i kanë hapur dyert për të ndihmuar familjet e tyre. Edhe Teatri Kombëtar i Maqedonisë ofron edhe strehim për të afërmit dhe miqtë e të vdekurve në tragjedinë e Koçanit.
Në orën 3 të mëngjesit, një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientetet e lokalit kanë qenë rreth 1500 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente