“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për Mediun, ish-ministri: Është kthyer në një proces absurd!

“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për Mediun, ish-ministri: Është kthyer në një proces absurd!

Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, në një deklaratë për mediat pas shtyrjes së gjyqit për “Gërdecin”, u shpreh se procesi i nisur kundër tij është kthyer në një absurd pa asnjë interes për të zbardhur të vërtetën. Në fjalën e tij, teksa po prononcohej para mediave, Mediu tha se ende kërkon të dije se cilat janë përgjegjësitë e tij lidhur me tragjedinë e Gërdecit dhe se ende nuk ka marrë asnjë përgjigjie. Pas tij, një prononcim të shkurtër mbajti edhe avokati i tij, Ardian Visha, i cili u përjashtua nga gjyqtarja Irena Gjoka. Në prononcimin e tij, Visha u shpreh se sa herë që u bënë ndërhyrje nga mbrojta u ndaluan, ndërsa kur e njëjta gjë ndodhte nga Prokuroria ose nga avokati i viktimave, çdo gjë ishte e lejuar për gjyqtaren. 
“Unë mendoj që dhe ju e shikoni që ky është kthyer në një proces absurd. Ne na hiqet e drejta për të bërë pyetje, na hiqet mundësia për të vërtetuar cilësinë e ekspertëve. Siç e dëgjuat këta janë ekspertë që konsiderohen si dëshmitarë për një profil shkencor, kur asnjë nga ata nuk e ka si profil. Për më tepër ato që ngrihen si pretendime shkojnë deri në absurditet. Sic e dëgjuat prokurorin në fund fare “po tha te akti i ekspertimit janë 3 elementë ku ka përgjegjësi ministri”. Dhe njëri nga këto se sësht paguar nga tatimi kur vetë ekspertë thonë që nuk është dëm, e dyta ka të bëjë me komisionin e çmimeve ku ministri s’ka të bëjë fare me këtë dhe e treta ka të bëjë me transportin. Na u tha që nesër të paraqesim pyetjet me shkrim, procesi e kërkon që ne të bëjmë debat, ndërkohë që ne japim pyetje me shkrim dhe do marrim përgjgije me shkrim. Ky nuk është tashmë një debat gjyqësor, por është një proces inkuizitor, i cili kërkon t’i marrë gjërat e mirëqënia pa bërë asnjë debat,”-tha Fatmir Mediu.
PRONONCIMI PËR MEDIAT: 
Fatmir Mediu: Unë mendoj që dhe ju si dëshmitarë e shikoni që ky është kthyer në një proces absurd. Ne nuk na lejohet që të bëjmë pyetje, të njëjtat që ka bërë edhe Prokuroria. Na hiqet mundësia për të vërtetuar cilësinë e ekspertëve. Siç e dëgjuat këta janë ekspertë që konsiderohen në një lloj fakti si dëshmitarë për një profil shkencor, kur asnjë nga ata nuk e ka këtë profil. Për më tepër ato që ngrihen si pretendime, janë pretendime shkojnë deri në absurditet. Siç e dëgjuat prokurorin në fund fare “po tha te akti i ekspertimit janë 3 elementë ku ka përgjegjësi ministri”. Dhe njëri nga këto se sështë paguar nga SAC tatimi kur vetë ekspertë thonë që nuk është dëm, e dyta ka të bëjë me komisionin e çmimeve ku ministri s’ka të bëjë fare me Komisionin e çmimeve, dhe e treta ka të bëjë me transportin, qeveria thotë se transporti bëhet pa pagesë. Na u tha që nesër të paraqesim pyetjet me shkrim, procesi e kërkon që ne të bëjmë debat më dëshmitarët, ndërkohë që ne japim pyetje me shkrim dhe do marrim përgjgije me shkrim. Ky nuk është tashmë një debat gjyqësor, por është një proces inkuizitor, i cili kërkon t’i marrë gjërat e mirëqënia pa pyetur dhe pa bërë asnjë debat.
Gjykata u la detyrë të përgatisni pyetjet për nesër, a është kohë e mjaftueshme?
Fatmir Mediu: E gjitha kjo është një situatë absurdi dhe padyshim që duhet bërë kujdes në mënyrë që të fitojmë kohën e nevojshme që të kemi një proces korrekt jo sa për të kaluar radhën. Gjithë debatin e bëj në raport me të vërtetën. Nuk dua të bëj as manovra politike dhe as juridike. Nuk ka interes për të vërtetën, tashi u bë e disata herë kjo…nuk mendoj që si unë dhe avokatët e mi nuk kanë dije se kush është roli i ministrit. Prandaj them që është në një rrugë pa krye. Le të bëjë një akt ekspertimi të ri, pse nuk e bëjnë?
Kërkuat që të dinit se ku është përgjegjia juaj penale?
Mediu: Prokuroria e ka kërkuar këtë akt ekspertimi, Prokuroria duhet të thotë se ku janë përgjegjësitë e ministrit. Këto nuk mund t’i imagjinoj. Unë mendoj se kjo është ndershmëria në raport me procesin.
Zoti Visha si e konsideroni vendimin për përjashtimin tuaj nga seanca?
Visha: Procesi është në fazën e pyetjes së ekspertëve. Në këtë aspekt mbi aktin dhe mbi ekspertët ne si palë kemi pyetje. Pyetjet që kemi të ndara, si janë caktuar ekspertët, si është ndjekur procedura ligjore? Tani ju e patë vetë se ishit prezentë në gjykatë që Gjykata ndërhynte për të ndaluar ekspertët të përgjigjeshin. Në një kohë kur në krahun tjetër. Sa herë ndërhynte Prokuroria, Gjykata dëgjonte. Nuk ndihmon aspak! Kur pretendohej se pyetjet tona ishin për konsumim kohe, i gjithë konsumimi i kohës u bë me moral e leksion nga avokati i viktimës dhe këtu ndërhyra. Këtu ishte dhe përplasja me gjyqtaren. Të gjitha ndërhyrjet e prokurorit janë konsideruar si të drejta. Në rastin tonë sa prej pyetjeve nuk janë lejuar që të bëhen. Nuk kemi mjet më të madh reagues./ZËRI
Burimi