‘Gërdeci’/ Munguan avokatët, shtyhet seanca për Fatmir Mediun

‘Gërdeci’/ Munguan avokatët, shtyhet seanca për Fatmir Mediun

FATMIR MEDIU

TIRANË- Seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu është shtyrë, pasi kanë munguar dy avokatët e tij Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Avokatët u gjobitën me 5 mijë lekë të reja, pasi ata kërkuan në këtë seancë ekspertë ushtarakë. Por, njëri nga ekspertët, 72-vjeçari Fatmir Bozdo, i cili ishte prezentë në këtë seancë tha se nuk mund të paraqitët sërish për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërkohë, ai deklaroi në Gjykatën e Posaçme se ai i qëndron akt ekspertimit të bërë pas shpërthimit në Gërdec. Seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes pritët të mbahet më 18 dhjetor në orën 09.00.

Më 9 tetor, GJKKO refuzoi kërkesën e Mediut për riekspertim pjesor për kostot e dëmit financiar të shkaktuar në Fabrikë. SPAK deklaron nga akti i ekspertimit financiar dalin dëmet e shkaktuara nga veprimet dhe mosveprimet e Mediut, gjë që sipas organit të akuzës provon shpërdorimin e detyrës prej tij. Këto pretendime janë kundërshtuar nga Mediu. Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”. /ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente