“Gërdeci”/ Familjaret e viktimave 2 kërkesa: Mediu të mos lejohet të dalë jashtë vendit! Mund të arratiset

“Gërdeci”/ Familjaret e viktimave 2 kërkesa: Mediu të mos lejohet të dalë jashtë vendit! Mund të arratiset

Fatmir Mediu

TIRANË- Familja Durdaj ka depozituar një kërkesë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të përshpejtojë procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në kërkesën që kanë depozituar sot, familjarët e një prej viktimave të shpërthimit të Gërdecit duan që ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu të mos largohet nga vendi pa lejen e GJKKO.
Kjo pasi pretendojnë se në dënimi, edhe Mediu si shumë zyrtarë të tjerë mund të tentojë që t’i shmanget drejtësisë, por deri atëherë mund të dalë jashtë vendit për të takuar dëshmitarët që ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend që ish-ministri e ka vizituar disa herë.
Por kjo ishte vetëm një nga kërkesat.
Tjetra ka lidhje me përshpejtimin e procesit. Familja që humbi djalin 7-vjeçar kërkon përshpejtimin e seancave gjyqësore, pasi aktualisht për këtë dosje zhvillohet seancë në GJKKO çdo 2 javë.
Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë./ZËRI
Burimi