Gazetarja e pyet për Netanyahun, Rama: Në Shqipëri nuk e arrestojmë!
Edi Rama gjatë intervistës
TIRANË- Vendi i Ballkanit Perëndimor është një partner gjithnjë e më strategjik për Perëndimin. Për çështjet kyçe, duke përfshirë sfidat e emigracionit të Evropës dhe aleancën ushtarake të NATO-s, vendi i vogël po tërheq interesin e fuqive të mëdha ndërkohë që i kalon pengesat për t’u bërë një vend anëtar i Bashkimit Euprian. “TRT” ka ardhur në Tiranë për të zhvilluar një intervistë me kryeministrin Edi Rama. Në rrëfimin për median e huaj, Edi Rama i tregon gazetares Ghida Fakhry-t për ‘dashurinë e verbër’ që vendi i tij ka për Europën. Rama u pyet nëse Shqipëria do të arrestonte kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun, e si përgjigje mori: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Dhe përsa kohë miku është në territorin tënd, edhe nëse është armiku yt, është nën mbrojtjen tënde.
PJESË NGA INTERVISTA E RAMËS:
– Kam dëgjuar që dënoni Hamasin, por pse është e vështirë që të dënoni edhe Izraelin për vrasjen e civilëve? E di që keni lidhje të ngushta me Izraelin, por pse është kaq e vështirë t’i dënoni…?
Rama: Nuk ka lidhje me lidhjet e ngushta. Sigurisht që kemi lidhje të ngushta me Izraelin, por kemi lidhje të ngushta edhe me botën arabe.
– Nëse ICC nxjerr një urdhër arresti për kryeministrin izraelit, do e zbatonte Shqipëria?
Rama: Për sa kohë kemi rënë dakord që të zbatojmë këtë drejtësi, janë shumë vendime që mund të na pëlqejnë ose jo. Por nga ana tjetër, nëse me pyet mua personalisht, më duket e kotë…Dëgjo, në Shqipëri kemi një fe përmbi të gjitha fetë. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Dhe përsa kohë miku është në territorin tënd, edhe nëse është armiku yt, është nën mbrojtjen tënde.
INTERVISTA E RAMËS: