Futbollisti i njohur i përfshirë në vrasjen e të motrës? Nëna hedh akuza të forta ndaj tij
Familja Salcedo
MEKSIKË- Paola Salcedo, motra e futbollistit Carlos Salcedo, u qëllua për vdekje më 29 qershor 2024 në Huixquilucan (Meksikë). Viktima, një prezantuese dhe modele e famshme, thuhet se është sulmuar nga dy kriminelë pasi ka ndjekur një shfaqje cirku me djalin e saj.
Prokuroria e Përgjithshme ka arrestuar dy vrasësit e dyshuar të vajzës 29-vjeçare. Në deklaratat e tyre të para në Gjykatën e Tlalnepantla-s, ata dyshohet se kanë tentuar të grabisin Paola Salcedo, pasi kanë theksuar se e reja ishte e veshur mirë dhe ngiste me një makinë të shtrenjtë, ndaj ata kërkonin paratë e nevojshme për të blerë drogë. Paola dyshohet se ka rezistuar dhe kjo ka bërë që kriminelët ta qëllojnë tre herë, duke i shkaktuar vdekjen.
Carlos i përfshirë?
Megjithatë, familja nuk e beson këtë version dhe akuzon hapur ish-lojtarin e Fiorentinës (tani në Cruz Azul), duke besuar se ai është organizatori i krimit. Nëna, María Isabel Hernández Navarrón, shkroi në Instagram:
“Drejtësia për vajzën time. Arsyeja e vërtetë pse Carlos Salcedo dëshiron të largohet nga vendi është sepse ai dhe gruaja e tij Andrea Navarro janë nxitësit e vrasjes së Paolës”.
I ndodhur përballë këtyre akuzave të rënda, Carlos Salcedo theu heshtjen me një mesazh në story-t e tij në Instagram , ku falënderoi mbështetjen e marrë. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen në këtë moment ”, ka shkruar futbollisti, shoqëruar me një zemër të bardhë./ZËRI
Burimi